Media

Realizohet Cd-ja “Ethno&Flamenco” (shqip)

ethno flamenco

Më 4 prill në Hamam Jazz Bar pritet të promovohet Cd-ja “Ethno &Flamenco’ një bashkëpunim në mes të instrumentistëve Agron Peni (Flamenco Gitar) dhe Astrit Stafa (Fretless Gitar, UD), i realizuar nga Ertan Iliyaz.

Programi i DVD koncertit përmban vepra origjinale të kompozuara nga Agron Peni dhe Astrit Stafaj e po ashtu edhe përpunim të këngëve shqipe bashkë me Ertan Iliyaz. Zhanret e muzikës të përziera në këtë album janë Ethno, Flamenko, Rumba, Tango dhe Jazz.

Trioja synon të promovojë kulturën Kosovare në forma koncertale dhe shfaqje muzikore në vend dhe jashtë vendit.

“Ethno & Flamenco DVD” dhe koncerti ka për qëllim paraqitjen e një zhanri të ri dhe interesant. Promovimi i DVD’s se koncertit “Ethno & Flamenco” gjindet ne te gjitha dyqanet e muzikës./Telerafi/

 

http://www.telegrafi.com/magazina/muzike-klasike-dhe-ritem-ne-prishtine-6-17131.html