Latino Bend feston 10-vjetorin e krijimit (ALB)

Concert Latin Music features in Balkan & Latino Band_DVD

Grupi i njohur kosovar, Latino Band, më 14 dhjetor do të performojë në Teatrin Kombëtar të Prishtinës në një koncert të veçantë që do të shënojë dhjetëvjetorin e themelimit të grupit.

Në koncertin, i cili organizohet nga Ertan Iliyaz dhe miqtë e tij, përveç anëtarëve të Latino Band, do të ketë edhe shumë mysafirë të veçantë, përfshirë edhe shkollën e vallëzimit “Evolution Dance”, që po ashtu feston pesë-vjetorin e krijimit.

“Është kënaqësi e madhe për mua që Grupi Latino feston 10 vjetorin edhe atë me një koncert, i cili do të jetë madhështor”.

“Ky koncert i 10 vjetorit do të tregojë vetinë karakteristike të këtij grupi që pak grupe e kanë tek ne – e ajo veti është bashkëpunimi me shumë muzicientë profesional dhe respekti i tyre për këtë emër, gjë e cila jashtë masës më kënaq sepse ky ishte qëllim kryesor i imi gjatë kësaj periudhe”.

“Shpresoj që grupi Latino të festojë edhe shumë vite të tjera me një krijimtari shumë më të madhe se deri tash”, ka thënë Peni, i cili është edhe themeluesi i grupit. /Telegrafi/

http://www.telegrafi.com/magazina/latino-bend-feston-10-vjetorin-e-krijimit-6-20954.html