
Qyteti i Prishtinës do të jetë nikoqir i koncertit “Ethno Fusion” i cili do të mbahet me datën 8 nëntor 2014, në ora 20:00 në Teatrin Kombëtar të Kosovës.
Ky është edicioni i 5’të I koncerteve të organizuar nga pianisti “Ertan Iliyaz & Friends V”.
Në këtë koncert special do të vijë nga Siberia artisti i njohur ndërkombëtarisht Vladiswar Nadishana, i cili do të luaj në instrumentet Hang Drum dhe Hybrid kaval. Në koncert po ashtu do të performojë edhe bendi underground elektro akustik “NONAME”.
Në program do të luhen veprat e kompozuara nga Nadishana dhe NONAME.
Muzicientë:
Nadishana – Hand Drum
Ertan Iliyaz – Cajon & Piano
Të ftuar do të jenë grupi NO NAME me instrumentistët
Avni Krasniqi – Trumpet & Kompjuter
Betim Krasniqi – Trombon
Visar Mehmeti – Flaute
Fatlind Ferati – Bass kitare
Multi instrumentisti / Astrit Stafai – UD.
http://www.telegrafi.com/magazina/ertan-iliyaz-friends-sjellin-koncertin-ethno-fusion-6-24956.html