Media

Agron Peni sjell koncertin e tretë solistik

Kitaristi Agron Peni këtë të mërkurë, 5 qershor, do të sjellë koncertin e tretë solistik të tij.

Edhe kësaj here Agroni do të vijë i shoqëruar edhe nga Ertan Iliyaz (në kajon) dhe një varg instrumentistësh të tjerë.

Koncerti do të përmbajë krijime origjinale të kitaristit Agron Peni, disa prej të cilave paraqiten për herë të parë tek ne. Koncerti do të zhvillohet në Teatrin Oda në Prishtinë me fillim nga ora 20.

Veç Agronit dhe të ftuarit special, Ertan Iliyaz, në koncert do të performojnë edhe të ftuar të tjerë si: Fatlind Ferati (bass kitarë); Xhemil Gjini (perkusion), Erol Daka (darabuke), si dhe dy studentë të talentuar të muzikës klasike, Taulant Rruci (violinë) dhe Endrit Xerxa (kitarë). /Telegrafi/

http://www.telegrafi.com/magazina/agron-peni-sjell-koncertin-e-trete-solistik-6-19026.html