Prishtina me koncert multietnik

Posted on Aug 14, 2018 in Media

W3vina.COM Free Wordpress Themes Joomla Templates Best Wordpress Themes Premium Wordpress Themes Top Best Wordpress Themes 2012
Prishtina me koncert multietnik

Sonte në kryeqytet do të mbretërojnë tingujt e muzikës bashkëkohore ballkanike dhe amerikane,  organizuar nga ‘Ertan Iliyaz & Friends’, të cilët sjellin edicionin e 8-të të këtij koncerti multietnik.

Nga ora 20:00 në sheshin ‘Zahir Pajaziti’ në Prishtinë, do të performoj bendi ‘NY Gypsy All Stars’, shoqëruar prej njërave nga orkestrave simfonike më të famshme në Evropë ‘Deutsche Kammerphilharmonie Bremen’.

Zyrtarja për mardhënie me publikun Dardana Goranci Iliyaz, në një prononcim për Radio KFOR-in shpalosi detaje nga koncerti i sontëm:

Sonte po vjen një grup nga New Yorku, i përbërë nga 5 antarë të cilët i përkasin nacionaliteve të ndryshme. Ajo që e bën të veçantë këtë grup, është që dy prej tyre janë turq, një maqedon, holandez dhe një antarë nga Greqia. Muzika që bëjnë është ballkanike por edhe zhanre të tjera. Një surprizë e këtij koncerti është që do të ketë edhe grupe vendore dhe do të ketë performanca të përbashkëta në mes të bendeve”, tregoi Dardana.

Ky koncert organizohet në kuadër të projektit ‘Bashkëpunimi nga Artistët Kosovar me Ndërkombëtar’, dhe mbështetet nga ‘Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit’ dhe Komuna e Prishtinës.