Media

Pas koncertit në Gjakovë, Ertan ILIYAZ dhe Friends VII tani edhe në Prishtinë

Mbas koncertit ETHNO FUSION dhe suksesin që e realizoi në Gjakovë Ertan ILIYAZ dhe Friends VII, nuk ndalen me kaq. Projekti i rradhës është “ETHINICALLY JAZZ”.

Muzika JAZZ është një lloj i të menduarit që ne e mbajmë dhe shndërrohet në melodi. Muzika është shumë shpirtërore, ajo ka fuqinë për t’i tubuar njerëzit bashkë.

Këtë e vërteton më së miri tingujt e Ertan ILIYAZ (Piano), Fatlind Ferati (BASS), si dhe Ardian Bakalli (Bateri).

Trio Project “ETHNICALLY JAZZ ” ju fton të gjithëve tek muzika, tek stenografia e emocionit.

Koncerti ” ETHNICALLY JAZZ ” do të mbahet me datën 13. dhjetor 2015, në ora 19:00 në “Teatrin Kombëtar” në Prishtinë.
ETHNICALLY JAZZ e bënë të veçantë surprizat që janë të pregatitura enkas per ju përmes mysafirëve special.

Ideja e këtij organizimi është prezantimi i artit, kulturës dhe sidomos talentit.

Mbështetësit kryesor të koncertit janë:
– Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit
– Portali informativ “Telegrafi” www.telegrafi.com
– KTV Kohavision
– Instituti Yunus Emre Yunus Emre Priştine
– Komuna e Prishtines