Nisi Prishtina Open Air Music Nights (AL)

Posted on Oct 9, 2015 in Media

W3vina.COM Free Wordpress Themes Joomla Templates Best Wordpress Themes Premium Wordpress Themes Top Best Wordpress Themes 2012
Nisi Prishtina Open Air Music Nights (AL)

http://kultplus.com/?id=6&l=10788

Këshilltari artistik i këtij evenimenti, Dardan Selimaj për KultPlus tregoi që qëllimi i këtij organizimi është që njerëzi të vijnë e të dëgjojnë muzikën e prezantuar, sidomos për ata që nuk frekuentojnë ambientet e mbyllura kur prezantohen koncerte të tilla

Suzana Berisha

Drita me ngjyrë vjollcë, e të kuqe të ndezur, krijonin një atmosferë ngrohtësie për të sfiduar të ftohtit e mbrëmjes së të premtes. Ndonëse sheshi “Skënderbeu”, nuk është mësuar të ketë ritëm dhe atmosferë të tillë, e tërë kjo në mbrëmjen e sotme po ndodhte si rezultat i një eventi të veçantë, me një ritëm jo shpesh të dëgjuar, të paktën jo në sheshet tona.Gjithçka filloi me Agron Peni Trio-n, Agron Miftaraj në piano, me Tomor Shkoza në bateri, për të ju bashkangjitur Ertan Ilyaz në daullen e dorës dhe Astrit Stafaj në mandolinë. Kjo ishte pika artistike e parë e koncertit Prishtina Open Air Music Nights që u organizua nga Culture for All, faza e tretë në partneritet me Komunën e Prishtinës.

Pika e radhës artistike në mbrëmjen e parë të këtij koncerti ishte solistja me zërin magjik, Rona Nishliu e cila ngrohu atmosferën e ftohtë në Prishtinë, e cila ishte e shoqëruar nga Edon Ramadani në piano, Kiril Tufekcievski në kontrabas dhe Nesim Maxhuni në bateri.Gjithashtu madhështinë koncertit ia shtuan edhe Open Band , projekti i ri i regjional i jazzit “fusion”, me Nesim Maxhunin në perkusion, Visar Kuçin në kitarë, Ilir Bajrin në piano, Dukagjin Muhaxheri në saksofon, Kiril Tufekcievski në bas akustik dhe Ivan Ivanov në saksofon.

Nisi Prishtina Open Air Music Nights

Nisi Prishtina Open Air Music Nights