Media

Ethno Fusion, me 8 nëntor në Prishtinë (AL)

Publikuar: 2014-10-17 10:19:57

Në këtë koncert vjen nga Siberia artisti i njohur ndërkombëtarisht Vladiswar Nadishana, i cili do të luajë në instrumentet Hang Drum dhe Hybrid kaval, bashkangjitur nga grupi NONAME.

8 nëntori shënon koncertin e parë në Kosovë të stilit muzikor Ethno Fusion.

Në këtë koncert special vjen nga Siberia artisti i njohur ndërkombëtarisht Vladiswar Nadishana, i cili do të luaj në instrumentet Hang Drum dhe Hybrid kaval, bashkangjitur nga grupi NONAME.

Vladiswar Nadishana është një multi-instrumentist, kompozitor dhe producent nga Siberia i cili jeton në Berlin, e i cili krijon qasjen e vet unike dhe inovative për muzikë fusion – sintezën krijuese të traditave të ndryshme muzikore të botës në bazë të teknologjive bashkëkohore. Ai luan në më shumë se 200 instrumente të botës, duke përfshirë edhe ato të vetë-krijuara.


Koncerti do të mbahet me fillim prej orës 20:00 në Teatrin Kombëtar të Kosovës, në kuadër të koncerteve organizuar nga “Ertan Iliyaz and Friends”, edicioni i pestë.

Ideja e një bashkëpunimi të tillë është krijimi i bashkëpunimeve të reja, prurja e instrumenteve të pa ndëgjuara për ne deri më tani, e po ashtu edhe miksimi i zhanreve të huaja me ato të vendit tonë.

Të ftuar tjerë special do të jenë grupi NO NAME me instrumentistët, Avni Krasniqi – Trumpet & Kompjuter, Betim Krasniqi – Trombon, Visar Mehmeti – Flaute, Fatlind Ferati në Bass kitarë dhe Astrit Stafaj. / KultPlus.com 

Faqja Kryesore