“Ethnically jazz” me ngjyrat unike të muzikës unike

Posted on Dec 17, 2015 in Media

W3vina.COM Free Wordpress Themes Joomla Templates Best Wordpress Themes Premium Wordpress Themes Top Best Wordpress Themes 2012
“Ethnically jazz” me ngjyrat unike të muzikës unike

Prishtinë, 15 dhjetor – Kur fiken dritat, në sallën e Teatrit Kombëtar të Kosovës dëgjohet vetëm bas – kitara. Fokusohet Fatlind Ferati.

Më pas në skenë ngjitet bateristi Ardian Bakalli derisa ndriçohet edhe ana e djathtë e skenës. Një tjetër projektor ndizet kur trios u bashkohen edhe kitaristi Driton Bejtullahu dhe saksofonisti Gazmend Muhaxheri, shkruan sot “Koha Ditore”.

Ambienti zdritet në tërësi derisa shihet edhe pianoja e sinti, pranë të cilave ulet Ertan Iliyaz. Kjo pesëshe të dielën mbrëma hapi koncertin “Ethnically jazz” me melodinë që e titulloi “X”.

Ky koncert i paralajmëruar si trio mes Feratit, Bakallit dhe Iliyazit të bashkuar në “Ethnically Jazz Trio Project” solli në skenë edhe flautistin Visar Mehmeti. Për një orë melodi të muzikës jazz të gërshetuara me ritme të muzikës shqipe u dhanë një ngjyrë të veçantë katër melodive që ata interpretuan për publikun që mbushi gjysmën e sallës.

Përveç “Pranverës”, veprat tjera në repertor janë origjinale të bendit. Në mesin e tyre kanë qenë “Nikria sirto” dhe “Tiridi”.

Iliyaz, i cili çdo vit, për shtatë vite me radhë tashmë organizon koncerte të tilla, ka thënë se kjo mbrëmje ishte planifikuar të mbahet qysh në janar. E me këtë ai ka thënë se mëtojnë që t’i bashkohen një fryme të muzikës “ethnically jazz” e cila kohëve të fundit po performohet në mbarë botën… (më shumë, sot në “Kohën Ditore”)

 

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. 

http://koha.net/?id=4&l=89088